Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Pas një jave garash dhe emocionesh, ekipi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u shpall kampion i Kampionatit të Volejbollit ndërmjet institucioneve publike, në kuadër të edicionit të tretë të Javës së Administratës Publike.

Në finalen përballë Ministrisë së Mbrojtjes, MIE ngriti trofeun pas një paraqitjeje të shkëlqyer.

Urime kampionëve, si dhe bravo për 13 ekipet pjesëmarrëse që sollën në fushë energji, fair play dhe frymë skuadre.