Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Me Dialogun me Kryeministrin Edi Rama mbi impaktin e shërbimit publik në të tashmen dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë u përmbyll Edicioni i Tretë i Javës së Administratës Publike.

Gjatë pesë ditëve të aktivitetit u diskutua mbi punën dhe vizionin për administratën 2030, me fokus ndërtimin e një administrate që zhvillon talentin dhe investon në lidership.

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, vlerësoi kontributin e çdo profesionisti publik, i cili me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim kontribuon çdo ditë në forcimin e administratës publike.

Puna vijon për përballimin e sfidave të rëndësishme që kërkojnë të njëjtin fokus dhe vendosmëri, duke nisur nga përmirësimi i çdo kontakti të qytetarit me shtetin, te forcimi i integritetit në çdo hallkë të administratës publike dhe përgatitja e institucioneve për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.