Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Administrata që na duhet nesër fillon me talentin që zgjedhim sot.

Me këtë mesazh nga aktiviteti “Administrata si Zgjedhja e Parë në Karrierë” u çel sot Edicioni i Tretë i Javës së Administratës Publike.

Akademikë, përfaqësues të institucioneve publike dhe partnerëve zhvilluan një diskutim mbi mënyrat për ta bërë administratën publike zgjedhjen e parë për të rinjtë, një karrierë që bashkon misionin publik, zhvillimin profesional dhe mundësinë për të kontribuar në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Investimi tek talenti sot është garancia për një administratë moderne, profesionale dhe të qëndrueshme të së nesërmes.