Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe SIGMA hapin edicioni e 4-t të Çmimeve të Administratës Publike

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe SIGMA kanë lançuar edicionin e katërt të Çmimeve të Administratës Publike, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Armeninë.
Ky program prestigjioz synon të njohë, shpërblejë dhe mbështesë iniciativa që shërbejnë si praktikat më të mira për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve në të gjithë rajonin.


Aplikimet përfshijnë TË GJITHA FUSHAT E QEVERISJES PUBLIKE, pavarësisht nëse ato përdorin teknologji digjitale, thjeshtojnë proceset administrative apo nxisin inovacionin, përfshirjen dhe angazhimin e komunitetit. E përbashkëta midis këtyre iniciativave është aftësia e tyre për të sjellë përfitime të qarta dhe të prekshme për përdoruesit.
ReSPA dhe SIGMA kanë kënaqësinë të ftojnë ekipet brenda institucioneve publike që të marrin pjesë dhe të prezantojnë nisma vërtetë transformuese, duke vendosur nevojat e qytetarëve në plan të parë dhe duke sjellë rezultate konkrete dhe pozitive, të orientuara nga qytetarët dhe japin rezultate reale përmes:
• Transformimit digjital dhe inovacionit teknologjik
• Thjeshtësimit administrativ dhe procedurat e zgjuara
• Shërbimeve publike gjithëpërfshirëse dhe të përqendruara tek përdoruesi
• Angazhimit të komunitetit dhe ndikimit lokal
• Vendimmarrjes së bazuar në të dhëna dhe prova


Kjo platformë e vlerësuar ofron një hapësirë të paçmueshme për institucionet publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe, duke filluar nga ky vit, për Fqinjët Lindor, për të nxjerrë në pah dhe për të avancuar qasjet e tyre të përqendruara te përdoruesi, duke nxitur kështu ndikime pozitive te qytetarët, bizneset, ofrimi i shërbimeve publike dhe standardet e qeverisjes.
Aplikimet janë të hapura deri më 30 qershor 2026.

Për të mësuar më shumë rreth kritereve, procesit të aplikimit dhe udhëzimeve për dorëzimin e aplikimit, merrni pjesë në sesionin informues në linkun https://us02web.zoom.us/j/86910707714… datë 4 maj, ora 10:00.
Për më shumë mbi çmimin klikoni në linkun https://respaweb.eu/102/pages/89/about