Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, në panelin “Rrënjët që rikthejnë vlerë” në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, ftoi diasporën për një angazhim aktiv si përmes rikthimit ashtu edhe nëpërmjet bashkëpunimit nga aty ku jetojnë. Diskutimi solli në vëmendje modernizimin e një modeli të ri bashkëpunimi me diasporën ku kontributi nuk kufizohet nga prania në administratën publike, i bazuar në partneritet të qëndrueshëm, me synimin për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për të forcuar politikëbërjen në vend.