Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike zhvilloi një tryezë diskutimi mbi lidhjen mes barazisë gjinore dhe luftës kundër korrupsionit në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Tryeza u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, UN Women në Shqipëri dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit u prezantua Udhëzuesi për Integrimin Gjinor në Masat Kundër Korrupsionit, i zhvilluar në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian për barazinë gjinore.

Diskutimet u përqendruan në standardet e BE-së për barazinë gjinore dhe në mënyrat se si perspektiva gjinore mund të integrohet në politikat publike, duke forcuar mekanizmat e integritetit dhe duke rritur përfshirjen e grave në adresimin e korrupsionit.

Kjo qasje mbështet zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030.