Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj.Adea Pirdeni realizoi një bashkëbisedim shumë frymëzues me një grup profesionistësh të rinj, praktikantë pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropia

Në këtë diskutim, ajo theksoi se nuk po ndërtohet një proces formal vetëm në letër, por po punohet intensivisht për të garantuar zbatimin konkret të standardeve të Bashkimit Evropian në vend. Shqipëria ndodhet në një moment kyç të negociatave, me të gjithë kapitujt e hapur dhe me objektivin për përmbylljen e tyre në nivel teknik brenda vitit 2027.