Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, së bashku me Ministrin e Shtetit dhe Kryenegociator, znj. Majlinda Dhuka, dhe Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Toni Gogu, dolën sot në një konferencë për shtyp mbi fazën e re të negociatave me Bashkimin Evropian dhe paketën e nismave ligjore antikorrupsion e ndërtuar në përpurthje me standardet më të mira evropiane.

Ministrja Pirdeni prezantoi paketën e 5 nismave ligjore antikorrupsion:

Ndaj kënaqësinë e veçantë që takohemi këtë fillim viti për një përditësim për disa nga inicitivat kryesore ligjore që na kanë angazhuar jo vetëm ne si qeveri, por gjithashtu Kuvendin, shoqerinë civile përmes komenteve dhe të gjithë angazhimeve që kanë patur të bëjnë me forcimin e kuadrit të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

Është një paketë prej 5 ligjesh që synon në radhë të parë forcimin e kulturës së integritetit në administratën publike dhe jo vetëm, por përtej të gjithë institucioneve me natyrë publike. Fokusi kyesor është forcimi i parandalimit të korrupsionit, – përtej ndëshkimit të tij, që sigurisht është një nga dimensionet e luftës kundër korrupsionit, – vendosja e disa themeleve të standardeve europiane në legjislacionin shqiptar dhe në praktikën administrative për të mundësuar që korrupsioni të mos ndodhë në praktikë, pra, për ta parandaluar para se të ndodhë.

Të gjithë këto nisma kanë qenë të konsultuara gjerësisht me partnerët tanë europianë. Një pjesë e tyre janë në proces konsultimi me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Gjej rastin të falenderoj të gjithë kolegët që i kanë pasqyruar dhe i kanë përcjellë edhe mediatikisht të gjithë këto inisitiva, për të përçuar edhe tek publiku rëndësinë e tyre dhe nevojën që të ketë një debat publik për to.

Tre prej këtyre nismave janë iniciuar nga qeveria dhe 2 prej tyre janë nisma deputetësh dhe kanë qenë gjatë gjithë vitit 2025 jo vetëm në fokus të punës të pozicionit tim si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, por në fokus edhe të shumë institucioneve të tjera të angazhuara në parandalimin e korrupsionit, për të pasur një kuadër ligjor sa më solid, të konsultuar e mbi të gjitha, në përputhje të plotë me të gjithë standardet europiane si direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian, por edhe të standardeve më të mira në rang Evropian.

Ligji i parë është ai për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Ky është i pari ligj që është finalizuar, është miratuar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi tashmë. Përmes këtij ligji parashikohet shprehimisht fuqizimi dhe mbrojtja e çdo personi të punësuar, qoftë në një institucion publik, qoftë në një strukturë, subjekt privat, në rast se denoncojnë çdo lloj shkeljeje ligjore.

Për herë të parë, ndryshe nga ligji i vitit 2016 që kufizohej vetëm në rastet e raportimit kundër korrupsionit, ky ligj i jep mundësi çdo të punësuari, qoftë në administratë publike, qoftë në subjekt privat, që të raportojë çdo shkelje ligjore që ka të bëjë jo vetëm me legjislacionin në luftën kundër korrupsionit, por edhe legjislacionin e punës, legjislacionin e mbrojtjes sociale, legjislacionin që lidhet me sistemin fiskal, tatimet, taksat etj. Ky ligj, për herë të parë parashikon që mbrojtje të mirëfilltë ligjore nuk do të kenë vetëm sinjalizuesit, por edhe familjarët e tyre të afërt dhe ortakët e tyre të biznesit, për të garantuar që zgjerimi i mbrojtjes të jetë përtej atyre kufijve minimalë që parashikonte ligji i 2016-ës.

Për jerë të parë parashikohen edhe sanksione më të fuqizuara për të garantuar që çdo lloj mase me natyrë apo formë hakmarrëse ndaj çdo personi që tenton të raportojë një rast korrupsioni të adresohet në mënyrën e duhur ligjore. Janë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme format e mbrojtjes nga çdo lloj forme kërcënimi që mund të vijë nga punëdhënësi siç mund të jetë mosrinovimi i kontratës së punës, transferimi në një pozicion larg vendit të punës, ndalimi i promovimit në detyrë etj. Të gjitha këto janë masa të reja të linjëzuara 100% me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu është parashikuar shprehimisht se institucioni përgjegjës që është Inspektorati i Lartë për Kontrollin dhe Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit do të fuqizohet përgjatë këtij viti dhe do të shumëfishojë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi përdorimin efektiv të këtij instrumenti, i cili edhe në vendet e Bashkimit Evropian, përpara direktivës së vitit 2019, është vërtetuar se nuk ka qenë mjaft efektiv. Për këtë arsye është menduar që përmes forcimit të legjislacionit të krijohen disa mekanizma mbrojtës garantues për çdo person që synon të adresojë një shkelje ligjore pa pasur frikë.

Për herë të parë në Shqipëri, ne kemi tashmë një legjislacion për lobimin. Për herë të parë rregullohet veprimtaria e lobimit si një veprimtari e ligjshme, e kontrollueshme dhe transparente. Qëllimi krysor i këtij prijektilgiji, i cili është miratuar tashmë në Këshillin e Ministave, është konsultuar publikisht me të gjitha grupet e interesit, është të garantohet transparencë e plotë mbi kontaktet midis lobistëve profesionistë dhe institucioneve publike, pra, zyrtarëve publikë. Dua të sqaroj se parashikimet e ligjit e përkufizojnë siç duhet konceptin e lobimit duke e përcaktuar si një veprimtari profesionale me pagesë, duke e diferencuar nga veprimtaria e lobimit veprimtarinë e zakonshme që organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët në pjesëmarrjen e tyre në procese vendimmarrëse dhe gjatë konsultimeve publike, për t’i dhënë rolin e duhur funksioneve që secili aktor shoqëror kryen.

Për herë të parë parashikohet krijimi i një Regjistri Lobimi, i cili do të mbahet nga Komisioneri për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si institucioni përgjegjës për garantimin e transparencës jo vetëm në dhënien e informacionit publik, por mbi të gjitha në garantimin e integritetit të kontakteve midis zyrtarëve publikë dhe çdo subjekti që interesohet të influencojë në një vendimmarrje publike përmes lobimit.

Brenda kësaj jave do të nisim diskutimet në komisionet parlamentare përgjegjëse dhe shrpesojmë të kemi mundësi që ky ligj të miratohet brenda këtij muaj nga Kuvendi dhe që kolegët deputetë ta përqafojnë këtë nismë.

Një tjetër projektligj shumë i rëndësisëhëm, i inicuar nga Këshilli i Ministrave dhe që është aktualisht në konsultim publik, është ai për sponsorizimet dhe donacionet. Ky ligj për herë të parë rregullon ligjërisht mënyrën, funksionimin dhe transparencën e dhënies së donacioneve. Shqipëria nuk ka pasur më parë një kuadër ligjor për donacionet, por më e rëndësishme është se ky ligj adreson në mënyrë tërësore çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin ligjor të sponsorizimeve, si një aktivitet që synon të përforcojë dhe të mbështesë iniciativa me interes publik në fushën e mbrojtjes sociale, në fushën e drejtësisë sociale, në fushën e artit, sportit dhe kulturës veçanërisht dhe për këtë arsye, kjo vjen si një nismë e përbashkët me Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sporteve. Po ashtu synon të mbështesë veprimtaritë me interes publik në fushën e transformimit digjital, inovacionit, por edhe forcimin e të gjithë atyre mekanizmave që synojnë të garantojnë transparencë të shtuar në këtë proces.

Ky ligj parashikon që të ketë një regjistër publik të çdo sponsorizimi dhe çdo donacioni që bëhet ndaj institucioneve publike. Ne kemi parashikuar në ligj që do të ketë një diferencim të qartë midis detyrimeve që do të kenë institucionet dhe autoritetet publike për transparencën e donacioneve dhe sponsorizimeve, nga detyrimet që kanë subjektet private që përfitojnë sponsorizime dhe donacione, duke përjashtuar nga fusha e veprimit organizatat jofitimprurëse përsa i përket donacioneve, për të garantuar që fokusi kryesor i këtij projektligji të jetë transparenca e sponsorizimeve që përfitojnë autoritetet publike.

Ky projektligj është aktualisht në konsultim publik dhe përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë aktorët e interesuar për t’u angazhuar aktivisht, jo vetëm në platformë, por edhe në takimet që do të kemi me të gjithë partnerët, sikurse kemi zhvilluar takime të ngjashme për të gjitha këto projektligje. Ne besojmë që i shërbejnë një procesi të shëndetshëm të reflektimit të çdo lloj kërkese, shqetësimi, por edhe adresimit të çdo lloj propozimi që mund të vijë me shumë vlerë nga të gjithë.

Përveç asaj që parashikon ky projektligj në drejtim të garantimit të një qasjeje transparente ndaj donacioneve, synon të normojë punën e institucioneve publike, të cilat janë të angazhuara në këtë proces. Procesi i marrjes së donacioneve nga institucionet publike deri tani ka qenë i rregulluar me një ligj të vitit 1994, që nuk ka pësuar ndryshime sa i përket çështjeve që lidhen me normimin e kësaj veprimtarie dhe ne jemi munduar që standardet më të mira të Evropiane në këtë fushë te mund t’i trupëzojmë në këtë projektligj.

Këto janë tre projektligje që janë iniciuar nga qeveria. Dy janë nismat që lidhen drejtpërdrejt me parandalimin e korrupsionit dhe që janë në proces shqyrtimi në Kuvend, duke filluar nga ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. Ky ligj është propozuar nga deputetët, duke pasur parasysh që ky është një ligj që prek të gjitha institucionet publike dhe që të gjitha, pavarësisht nëse i përkasin ekzekutivit, legjislativit apo gjyqësorit, janë të detyruara t’i përmbahen parashikimeve për parandalimin e konfliktit të interesit në të gjitha format që ai shfaqet.

Ka qenë një nga kërkesat specifike të GRECO-s që Shqipëria të adresojë çështjet që kanë të bëjnë me një koherencë të shtuar të legjislacionit për konfliktin e interesit. Bazuar në këtë rekomandim, ne jemi munduar që të gjithë këtë ekspertizë që është krijuar në nivelin e qeverisjes, përsa i përket garantimit të standardeve të GRECO-s, t’ia përcjellim Kuvendit si iniciator i kësaj nisme.

Kuvendi ka zhvilluar një proces të parë të konsultimit publik të kësaj nisme gjatë vitit të shkuar, në korrik–gusht. Një nismë indicative, e cila është konsultuar vazhdimisht me partnerët dhe synimi kryesor i këtij projektligji është pikërisht të garantojë dhe forcojë mekanizmat e parandalimit të konfliktit, duke përcaktuar shumë qartë detyrimet që kanë subjektet deklaruese të pasurisë dhe subjektet jo deklaruese, duke pasur parasysh që interesi i shtuar për të rregulluar në mënyrë specifike subjektet deklaruese është eminent dhe shumë i rëndësishëm.

Gjithashtu, ky ligj synon të parashikojë shprehimisht ndalimin e pranimit të dhuratave, pranimit të çfarëdo lloj forme të përfitimit financiar ose jo financiar për çdo zyrtar publik gjatë ushtrimit të funksionit të tyre; të garantojë çdo lloj forme të ndërhyrjes në një proces vendimmarrës, ose në çdo lloj procesi administrativ apo procedurial që një zyrtar publik mund të përfshihet gjatë një funksioni të tij ose të saj.

Roli i kësaj nisme është që t’i japë mundësi ILDKPKI-së si institucioni përgjegjëse për parandalimin e konfliktit dhe monitorimin e zbatimit të këtij legjislacioni; i jep mundësi jo vetëm që të ketë funksione monitoruese shtesë, por mbi të gjitha të vendosë sanksione të gjithë atyre zyrtarëve publikë, sikurse parashikon ligji ekzistues, por që përforcohen përmes këtij ligji, këto sanksione konkrete të qartësuara për të gjitha shkeljet specifike.

Kjo është një nga nismat që vjen në harmoni të plotë me të gjitha këto nisma ekzistuese, pikërisht për të plotësuar kuadrin ligjor të parandalimit të korrupsionit në Republikën e Shqipërisë.

E fundit nga radhët, por jo nga rëndësia, është një nismë gjithashtu e diskutuar tashmë në Kuvend, një nismë që në fakt prek në thelb një nga çështjet kryesore të prekura gjatë raportit të OSBE/ODIHR-it, sikurse është financimi i partive politike.

Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka pasur një angazhim jashtëzakonisht intensiv përgjatë sidomos 6-mujorit të dytë të vitit 2025, për të draftuar një ligj për financimin e partive politike në Republikën e Shqipërisë, i cili vjen në përgjigje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, për transparencën përpara dhe pas procesit zgjedhor, çështjeve që kanë të bëjnë me mënyrën se si mundet që procesi i financimit dhe transparencës mbi financimin e partive politike, si një komponent shumë i rëndësishëm antikorrupsion, të bëhet pjesë e legjislacionit kombëtar në fushën e zgjedhjeve, por edhe në fushën e funksionimit të partive politike në tërësinë e tyre.

Kjo nismë është në proces diskutimi në Komisionin Bipartizan për Reformën Zgjedhore; gjithashtu, të gjitha forcat politike ta përqafojnë këtë nismë si një mekanizëm shumë i rëndësishëm, që vjen në përgjigje të plotë të të gjitha detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të forcuar të gjithë sistemin e saj parandalues dhe korpusin ligjor në fushën e parandalimit të korrupsionit.

Të gjitha këto nisma vijnë në një mjedis që e gjen Shqipërinë më të përgatitur se më parë për të parandaluar korrupsionin. Gjatë vitit 2025, Shqipëria ishte ndër të paktat vende të rajonit që kaloi me sukses raundin e pestë të vlerësimit të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit për funksionarët e lartë dhe për institucionet ligjzbatuese, ku u dëshmua qartë që Shqipëria kishte përmbushur detyrimet, por mbi të gjitha është një nga vendet që qëndron gjithashtu në pararojë të të gjitha atyre iniciativave në mënyrë proactive, për të qenë gjatë gjithë kohës në koherencë të plotë me të gjitha detyrimet që burojnë nga standardet evropiane.