Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Gjatë Javës së Integritetit 2025, u zhvillua eventi “Integriteti në Shëndetësi: Partneritet për Parandalim, Transparencë dhe Besim Publik”, i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ambasadën e Zvicrës, me fokus forcimin e integritetit dhe transparencës në sektorin shëndetësor.

Aktiviteti shërbeu si një platformë për të diskutuar sfidat dhe nevojën për mekanizma të qëndrueshëm parandalues në një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes ndërkombëtare në avancimin e politikave antikorrupsion.

Në kuadër të këtij eventi, u finalizua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Ambasadën e Zvicrës, e cila parashikon asistencë të dedikuar teknike nga Instituti i Bazelit për Qeverisje (Basel Institute on Governance), një nga institucionet më prestigjioze evropiane me ekspertizë të thelluar në parandalimin e korrupsionit në sektorin e shëndetësisë.

Ky partneritet përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të besimit publik, rritjes së transparencës dhe forcimit të mekanizmave të parandalimit, duke vendosur integritetin në qendër të reformave në sektorin shëndetësor.