Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin znj. Adea Pirdeni mori pjesë në “Samitin Global të 9-të të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur (OGP)”, që u mbajt në qytetin Vitoria-Gasteiz të Spanjës.

Ministrja Pirdeni mori pjesë në panelin ministror me temë: “Integriteti Publik, Transparenca dhe Etika”, ku vuri theksin mbi punën intensive me reformën në administratën publike, hapjen e institucioneve përmes të dhënave të hapura, si dhe përdorimin etik e të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në sektorin publik.

Samiti Global i Partneritetit për Qeverisjen e Hapur (OGP), bashkë udhëheqës qeveritarë, përfaqësues të organizatave qytetare, ekspertë ndërkombëtarë dhe partnerë të ndryshëm, duke krijuar mundësinë e një platforme për të shkëmbyer përvojat më të mira, për të identifikuar praktikat inovative dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në drejtimin e administratës publike moderne.