Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike, në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike, zhvilloi takimin e radhës të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian, me fokus në kriterin “Reforma në Administratën Publike”, si pjesë e zbatimit të Udhërrëfyesit 2023–2030
Gjatë takimit u diskutua në lidhje me finalizimin dhe zbatimin e Strategjisë së Reformës në Administratën Publike, që synon një administratë publike më të aftë, të hapur dhe të orientuar drejt qytetarit; Bashkërendimi ndërinstitucional, si një kusht për zbatimin e suksesshëm të masave ndërsektoriale.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe Platforma e Partneritetit për Kriterin RAP, si një forum bashkëpunimi dhe transparence ndërmjet institucioneve kombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë si dhe zhvillimet në Platformën PIEA (Platforma e Integrimit dhe Anëtarësimit Evropian), si mekanizëm për matjen, raportimin dhe përmirësimin e indikatorëve të reformës
Gjatë takimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian, të pranishmit theksuan se Reforma në Administratën Publike është një nga 5 kriteret kyçe të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, ndaj bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjitha institucioneve është thelbësor për suksesin e saj.