Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin priti në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin në Bashkimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Ministrja Pirdeni dhe zëvendëskryeministrja Gherasimov diskutuan në takim mbi bashkëpunimin dypalësh.

Gjatë takimit Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Pirdeni ndau eksperiencën e administratës publike të Shqipërisë në përballimin e fazës së parë të negociatave për anëtarësim.